Instituti Italian i Kulturës në Tiranë 
Flamuri italian
Tipi i stemës së Instituteve Italiane të Kulturës:Gjysma e skulpturës "sfera e madhe" e Pomodoro-s mbi një fushë të kuqePamje të pikturës "qyteti ideal" i Piero della Francesca
italiano | risitë
| Instituti
| Aktivitetet
| Si të mësosh italishten
| Biblioteka
| Mundësitë
>Kurse të gjuhës italiane-
>>Kalendari-
>>Si dhe kur të rregjistrohesh-
>>Metodat dhe dëshmitë-
>>Mësuesit dhe testimet-
>>Vetëvlerësimi-
>>Provimet dhe dëshmitë-
>Bursat e Institutit-
>Çertifikatat-
>Të studiosh italishten online-
>Kurset në vend-
>Kurse për të huaj-

Provimet dhe dëshmitë

Çertifikime të Gjuhës Italiane

Provime të Çertifikatës CELI

Instituti Italian i Kulturës, që nga viti 2003 është seli zyrtare e provimeve CELI të Universitetit për të Huaj të Perugia-s, që ndahen në 6 nivele, nga A1 (Celi Përqasje me gjuhën) në C2 (Celi 5).

DATAT
E Hënë 19 nëntor 2012                                                   e Shtunë 9 mars 2013
Të gjitha nivelet                                                      Niveli A1→B2
REGJISTRIMET: 3-14 shtator 2012                                     2-11 janar 2013

Çmimi:
55 Euro (40 Euro për një provë të vetme, e shkruar ose me gojë) për të gjitha nivelet


RISI
Nga shtatori 2012 Instituti Italian i Kulturës është seli zyrtare e provimeve CILS të Universitetit për të Huaj të Siena-s, që përfshijnë gjashtë nivele, nga A1 në C2, dhe e provimeve të çertifikatës të Universitetit Roma Tre, të ofruar për nivelet A2 (bazë.IT), B1 (elem.IT),B2 (mbi mes.IT), C2 (IT).
Informacione sipas kerkesës.

Çertifikatat CELI, CILS dhe ROMA TRE vërtetojnë kompetencat dhe aftësitë e përdorimit të gjuhës dhe janë të dobishme si në fushën e punësimit ashtu edhe të studimit.

Studentët e huaj të cilët zotërojnë çertifikata të nivelit B2 (Celi3, Cils Due, int. IT), që regjistrohen brenda kontigjentit të rezervuar për studentët e huaj, mund të përjashtohen nga provimi i Italishtes së Universitetit në Itali. Çertifikatat e nivelit C1 dhe C2 lejojnë regjistrimin në kushte të barabarta me studentët italianë, jashtë kontigjentit të rezervuar për studentët e huaj. Çdo fakultet mund të kërkojë teste specifike pranimi.


Çertifikime të Kompetencës në Didaktikë të Italishtes për të Huaj DITALS
Instituti Italian i Kulturës është seli nga viti 2011 e provimeve Ditals I dhe II e Universitetit për të Huaj të Siena-s.
Ditals I                                                      Ditals II
18 shkurt 2013                                                    17 dhjetor 2012
Regjistrime: 10-21 dhjetor 2012                           1-12 tetor 2012

7 tetor 2013                                                         15 korrik 2013
Regjistrime: 22 korrik-7 gusht 2013                                29 prill-10 maj 2013

-

link | Harta | shënime ligjore | kredite